14:29 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pas dekadash në konflikt, SHBA arrin një armëpushim me talebanët

Shtetet e Bashkuara arrijnë një marrëveshje armëpushimi me talebanët në Afganistan. Për 7 ditë palët do të ndalojnë dhunën dhe luftimet, sipas asaj që njofton Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Pas një dekade konflikt, kemi arritur një dakordësim me talebanët për reduktim domethënës të dhunës në Afganistan”, shkruan në Twitter sekretari i shtetit, Mike Pompeo.

Shefi i diplomacisë amerikane shton më tej se ky është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt paqes, ndërsa u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Afganistanit që ta përqafojnë këtë mundësi.

SHBA synon të arrijë një marrëveshje paqeje, që do të ndihmojë në plotësimin e dëshirës së presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani.