11:49 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Pas deklaratave të pornostares, Trump dhe Melania më në fund dorë për dore

Tradhtia e mundshme me një pornostare, duket se e ka “detyruar” Donald Trump që të bëhet më i afrueshëm me gruan Melania, për të larguar zërat.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe zonja e parë Melania u kthyen dje në Uashington pasi festuan Pashkën katolike në resortin e tyre në Mar-a-Lago së bashku me familjen.

Çifti presidencial u pa dorë për dore teksa zbrisnin nga avioni Air Force One me djalin e tyre Barron.

Vajza e Trumpit, Tiffany, ishte gjithashtu në avion me ta, ashtu sikurse Donald Junior, gruaja e tij Vanessa dhe pesë fëmijët e tyre.

Nusja e djalit të presidentit nënshkroi divorcin nga Donald Junior muajin e kaluar pas 12 vitesh martesë, pas dyshimeve se ai e kishte tradhtuar me aktoren Aubrey O’Day në vitin 2011.

Por ajo që tërhoqi më tepër vëmendjen ishte afrimiteti mes presidentit dhe gruas së tij, incidentet e të cilëve për mosdhënien e dorës njëri tjetrit, ose tentativat e vazhdueshme të dështuara për ta bërë një gjë të tillë, janë kthyer në objekt humori në rrjetet sociale.

Çifti presidencial në Shtëpinë e Bardhë

Kësaj here Trump dhe Melania u panë dorë për dore, mëtë bashkuar se kurrë. Një gjë e tillë vjen disa ditë pasi pronostarja Stormy Daniels doli në televizon dhe rrëfeu atë sipas saj ka qenë tradhtia e presidentit me të.