23:03 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pas deklaratës së KFOR-it për ushtri, vjen reagimi nga deputeti kosovar!

Ndonëse KFOR-i po vazhdon të insistojë se në Kosovë është e vetmja Ushtri, ndryshe po vlerësohet nga personat  kompetent për këtë çështje.

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Couci ka thënë dje  për gazëtën serbe, ‘Vecerne Novosti’ se forcat e tyre ushtarake janë të vetme në Kosovë. Megjithatë, ai është pajtuar se transformimi i FSK-së në FAK duhet të përfundojë, sipas kushtetutës.

“Forcat e sigurisë e Kosovës nuk janë forcat e armatosura, ata reagojnë në rast të fatkeqësive natyrore. Ata janë të trajnuara mirë për këtë, por në qoftë se institucionet e Kosovës duan t’i  transformojnë në ushtri, ky është një proces i cili edhe sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s duhet të kryhet në përputhje me Kushtetutën”, tha Couci, për gazetën serbe ‘Vecernje Novosti’.

Lidhur me këtë, është përgjigjur  kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala, i cili ka reaguar ndaj kësaj deklarate të gjeneralit të KFOR-it.

Ai për ‘Indeksonline’ ka thënë se misioni i KFOR-it kujdeset për mbrojtjen e kufijve të Kosovës. Mirëpo, sipas tij, ka ardhë koha që Kosova tani ta formojë  ushtrin e saj.

“E vërtet që me status e vetmja ushtri që merret me mbrojtjën e kufijve ose mision që bënë mbrojtjen e kufijve sot është KFOR-i. Por, nuk do të thotë që KFOR-i do të jetë gjithmonë ushtria e cila do të kujdeset për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës, kështu që ka ardhur koha që Forca e Sigurisë së Kosovës të shëndërrohet në Ushtri dhe të merrë misionin e KFOR-it dhe KFOR-i gradualisht qysh është zvogëluar numri i deri tashëm  të zvogëlohet edhe më shumë ose më mirë të jetë një Forcë Mbikëqyrëse e Forcës së Sigursisë së Kosovës”, ka thënë Shala për “Indeksonline”.

Më tej, deputeti i Nismës  ka thënë se forma më e mirë që të shëndrrohet FSK-ja në FAK është  përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ndërsa, në rast se kjo nuk mund të arrihet. Atëherë Shala ka shpjeguar se duhet të jetë ajo përmes ndryshimit të kompetencave shtesë nëpërmes ligjit, e cila sipas tij, do të mundësonte realizimin e Forcës së Sigurisë./Indeksonline/