21:44 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pas dënimit të Cityt, Guardiola merr vendim të rëndësishëm për karrierën e tij

Manchester City dje u dënua nga UEFA me dy vite pa të drejt paraqitjeje në garat evropiane dhe me 30 milionë euro gjobë.

Shumë thashetheme u thanë nga dje për lojtarët e trajnerin si dhe largimet e mundshme të tyre, megjithatë Guardiola ka thënë se do ta respektojë kontratën dhe do të qëndrojë deri në përfundim të saj në “Etihad”.

Spanjolli Pep Guardiola ka kontratë me “Citizens” deri në verën e vitit 2021./Indeksonline/