10:46 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pas “divorcit” me Napolin, Ancelotti udhëton sot në Londër

Trajneri italian, Carlo Ancelotti po kërkohet nga klubet e njohura evropiane pas “divorcit” me Napolin ditë më parë.

Krahas klubit të Evertonit, Ancelottin e do edhe Arsenali.

Tekniku italian do të fluturojë sot drejt Londrës për të diskutuar me Evertonin rreth mundësisë që ta marrë në dorë ekipin anglez, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

Ai pritet të bisedojë me pronarin e klubit nga Liverpooli, Farhad Moshiri dhe me presidentin e klubit, Bill Kenwright.

Ai është kandidati kryesor për t’u bërë trajner i ri i Evertonit, por interesim për të ka shfaqur edhe Arsenali, i cili është në kërkim të trajnerit afatgjatë pas shkarkimit të Unai Emeryt.

Ancelotti e ka një të kaluar të pasur me klubet si Juventus, Milan, Chelsea, Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.