12:23 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Pas divorcit, vjen reagimi i parë i Adele

Rreth dy javë më parë u publikua në media divorci mes këngëtares britanike Adele dhe bashkëshortit të saj Simon Konecki.

Për herë të parë pas publikimit të këtij lajmi Adele ka postuar një foto në rrjete sociale, ku shfaqet një meme e saj dhe shkruhet:

“Kur e kap veten të zënë nga ndjenjat e tua, por pastaj kujtohesh se kush je”.

Në këtë meme Adele shfaqet në një foto duke qarë dhe të tjetrën duke kërcyer e lumtur.

Ndonëse divorcin e bënë të ditur pak ditë më parë sipas mediave të huaja, Adele dhe Simon jetonin prej kohësh në shtëpi të ndryshme.

Ajo nuk ka folur ende publikisht për divorcin, por mësohet se është shprehur me mikeshat dhe familjarët e saj duke thënë se martesa e saj ka marrë fund.

Ata kanë qëndruar prej vitesh në këtë lidhje dhe kanë një djalë 6 vjeçar të quajtur Angelo.