18:28 / E Premte, 05 Gusht 2022 / Gj. Sh

Pas Djokovicit edhe Nadal nuk merr pjesë në turneun e Montrealit, kjo është arsyeja

Tenisti spanoll, Rafael Nadal është terhequr nga turneu Canadian Open, i cili fillon nga 4 gushti deri më 14 në Montreal.

Arsyeja e tërheqjes së tij nga ky turnir është problemet që ka pasur së fundi në bark, ku u detyruar të tërhiqet edhe nga Wimbeldoni pasi kaloi në gjysëm finale, shkruan Indeksonline.

“Kam një kohë që ushtrohem pa shërbyer dhe kam filluar me shërbime katër ditë më parë. Gjithçka ka shkuar mirë. Megjithatë, dje, pas praktikës sime normale, ndjeva një shqetësim të lehtë në barkun tim dhe sot ishte ende aty.” tha Nadal në një deklaratë. “Pasi folëm me mjekun tim, ne preferojmë t’i marrim gjërat në një mënyrë konservatore dhe të japim disa ditë më shumë përpara se të fillojmë të konkurrojmë.”, ka deklaruar Nadal.

Nadal në këtë turne do të zëvëndësohet nga tenisti amerikan Mackenzie McDonald.

Spanjolli gjatë këtij viti ka fituar dy Grand Slam atë të Australian Open dhe French Open duke u bërë tenisti me më së shumti Grand Slam të fituar (22), duke e lënë prapa Novak Djokovicin me 21 dhe Roger Federerin me 20 Grand Slam.

Në këtë turne nuk do të merr pjesë as serbi Novak Djokovic, i cili është tërhequr  nga turneu i Montrealit të enjten sepse nuk është vaksinuar kundër COVID-19 dhe për këtë arsye nuk lejohet të hyjë në Kanada./Indeksonline/