16:15 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Pas dorëheqjes, Labinot Tahiri në zyrën e Ramush Haradinajt

Deputeti nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Tahiri ka vizituar Haradinajn në zyrën e tij përderisa kryeministri ka shprehur kënaqësi për bashkëbisedimin me të për temat aktuale në vend dhe preokupimet e qytetarëve, transmeton Indeksonline.

Haradinaj ka vlerësuar lartë angazhimin e Tahirit për zgjidhjen e temave të ndryshme nacionale.

Duhet përkujtuar që Tahiri ditë më parë është larguar nga Kryesia e Partisë së AKR-së, në nivel qendror.

Ky është postimi i plotë:

Kënaqësi të bashkëbisedoj me deputetin, Labinot Tahiri, për temat aktuale në vend dhe preokupimet e qytetarëve tanë.

E vlerësoj angazhimin e tij të sinqertë për t’u dhënë zgjidhje temave të interesit nacional, në të mirë të qytetarëve.