18:33 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave serbe, UNMIK bën thirrje për Kosovën  

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka shprehur shqetësimin lidhur me dorëheqjet e shpallura nga kryetarët e katër komunave veriore.

Sa iu përket tarifave ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja, Tanin ritheksoi se “veprimet e tilla paraqesin shkelje të qartë të marrëveshjes CEFTA dhe duhet të tërhiqen”.

Ai u bën thirrje udhëheqësve nga të gjitha palët të demonstrojnë përmbajtje më të madhe dhe t’i shmangen çfarëdo provokimi tjetër që rrezikon normalizimin e raporteve dhe rritjen e tensioneve.