Pas dorëheqjes së Rakiqit, Bahtiri kërkon të bëhet kryetar i dy Mitrovicave
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka reaguar pas dorëheqjes së kolegëve të tij të 4 komunave në veri të vendit.
Bahtiri i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që pas zhvillimeve të sotme në veri të vendit të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore që menjëherë të shfuqizohet vendimi për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna.
Qyteti i Mitrovicës, ka thënë Agim Bahtiri, tani duhet të bëhet me një komunë, ashtu siç ka qenë gjithmonë, dhe që ai të bëhet kryetar i Mitrovicës së bashkuar.
Ky është postimi i plotë i Agim Bahtirit në profilin e tij në “Facebook”:
“Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, që menjëherë të shfuqizohet vendimi për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna. Qyteti i Mitrovicës tani duhet të bëhet me një komunë, ashtu siç ka qenë gjithmonë, ku në këtë situatë unë do të isha kryetar i Mitrovicës së bashkuar.”