20:55 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Pas Dua Lipës edhe Bebe Rexha pro abortit legal

Dua Lipa përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka mbështetur kauzën e abortit legal.

Pas saj edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Bebe Rexha ka dalur në mbështetje të abortit legal, ajo ka reaguar përmes një postimi në Instagram.

“Derisa një bebe të vije nga trupi i një mashkulli, një opinion për abortin nuk duhet të vije nga goja e tij”, ka shkruar Bebe.

Ndryshe, Bebe po vazhdon të jetë e angazhuar me performanca në vende të ndryshme derisa po punon edhe për projekte të reja./Indeksonline/