15:34 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pas dy vitesh ngritje të vazhdueshme, a do të zbres Kosova në renditjen e re të FIFA-s?

Dy humbje në dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Kampionatin, në një kampanjë që ishte e shkëlqyeshme për Kosovën deri në këto dy ndeshje.

Për gati dy vite, Kosova nuk njeh rënie në renditje të FIFA-s, ndërsa gjasat që kjo të ndodh gjatë këtij muaji janë reale.

2:1 ndaj Çekisë dhe 0:4 ndaj Anglisë mund të jenë rezultatet që për herë të parë pas gati dy vitesh, Kosova të pësojë rënie, shkruan Indeksonline.

FIFA do të publikojë ranglistën e re më datë 28 nëntor, ditë e madhe kjo për shqiptarët./Indeksonline/