11:46 / E Enjte, 07 Janar 2021 / C E

Pas eliminimit të turpshëm nga skuadra e Ligës së Tretë, Atletico po shqyrton shkarkimin e Simeones

Pas eliminimit të Atletico Madridit nga Kupa e Mbretit nga skuadra e Cornella, që militon në Ligën e Tretë spanjolle, e ardhmja e trajnerit Diego Simeone te “colchoneros” është vënë në pikëpyetje.

Sipas mediave spanjolle, klubi po e sheh mundësinë e largimit të trajnerit argjentinas.

Futbolli ka edhe të tilla të papritura. Gjithsesi, secili nga ne duhet të jetë i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësitë dhe pranojë gjithçka që vendos klubi”, tha trajneri Diego Simeone.

Duhet të vijojmë të punojmë. Ky turne në vitet e fundit nuk na ka dhënë kënaqësi. Përkundrazi, gjërat na kanë shkuar ters. Duhet të gjejmë një zgjidhje për kupën, gjithnjë nëse do të jem këtu edhe vitin tjetër”, tha Simeone.