16:43 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pas fitores me Gjibraltarin dhe Malin e Zi, a do të futet Kosova në Top 100 në ranglistën e FIFA-së?

Muajin e kaluar Kosova mposhti Çekinë 2-1, ndërsa humbi me Anglinë 5-3.

Këto rezultate bënë që “Dardanët” të ngriteshin vetëm një pozitë më lartë në ranglistën zyrtare të FIFA-së.

Aktualisht jemi në vendin e 119-të në botë. Por pas fitores në 1-0 në miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe 2-0 kundër Malit të Zi, Kosova pritet të regjistroj pozicionin më të mirë në histori duke u ngritur për 4 deri në 5 pozicione, shkrun Indeksonline.

Ranglista e re e FIFA-së do të publikohet të enjten me 24 tetor. /Indeksonline/