08:57 / E Diele, 29 Tetor 2023 / Gj. Sh

Pas fitores ndaj Ngannou, Fury konfirmon meçin me Usyk

Boksieri Tayson Furymbrëmë ka mposhtur Francis Nganndou, duke u konfirmuar edhe njëherë si kampion i peshave të rënda.

Pas kësaj fitoreje, Fury bëri të ditur se është i gatshëm për ndeshjen e radhës, shkruan IndeksOnline.

Ai e konfirmoi se do të përballet me boksierin ukrainas, Oleksandr Usyk.

“Jam gati edhe nëse dëshiron tani”, deklaroi Fury pas fitores ndaj Nganndou.

Ukrainasi i kthej përgjigjje menjëherë, duke konfirmuar edhe datën e meçit.

“Shihemi më 23 dhjetor, jam gati”. tha Usyk./IndeksOnline/