14:34 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pas fitores se zbehtë, presidenti polak do të drejtojë një vend të ndarë në dy pjesë

Të enjten presidenti Andrej Duda do të betohet para dy degëve të parlamentit polak pasi u rizgjodh në korrik falë shumë pak votash më shumë se rivali i tij kryesor.

Gjykata e lartë ndër të tjera shpalli të vlefshme fitoren e tij meqenëse parregullsitë e regjistruara ishin të shumë të vogla dhe nuk ndikonin në përmbysjen e rezultatit.

Balotazhi i dha një fitore të zbehtë Dudës, i cili në të gjithë Euvropën njihet për qëndrimet e tij konservatore, dhe partia e tij e të djathtës radikale ka mazhorancën në parlament

Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale ishte një rekord në historinë e vendit. Më shumë se 67 për qind e polakëve me të drejtë vote shkuan në qendrat e votimit duke shpërblyer opozitën me 10 milion vota.

Ndërkohë janë 6 mijë denoncimet nga ana e zgjedhësve, por vetëm 92 u justifikuan. Besnikët e Dudës festojnë dhe pse të kujdesshëm pasi tashmë përballen me një vend të ndarë në dysh. Duda fitoi me 51.03 për qind të votave dhe rivali i tij, kryebashkiaku liberal i Varshavës Traskovski mori pothuajse 49 për qind të votave

Gjykatësit u shprehën se ankimimet e ekipit të Traskovskit nuk ishin të shoqëruara me prova të mjaftueshme për kohën dhe qendrat e votimit ku pretendoheshin se ishin kryer shkeljet.

Opozita shfrytëzoi në maksimum potencialin elektoral por pa arritur të bënte ndryshimin në momentin e fundit. Duda mori mbështetjen më të madhe qendrat e mëdha të vendit. Partia e tij arriti të mobilizonte dhe 2.5 për qind të zgjedhësve që donin ta votonin por që në raundin e dytë kishin qëndruar në shtëpi.