16:20 / E Martë, 30 Prill 2024 / Gj. Sh

Pas Giroud, ky është lojtari tjetër i Milanit që do të largohet në fund të sezonit

Mikkel Beck, agjenti i lojtarit Simon Kjaer, ka thënë se ai do të largohet nga AC Milan në fund të sezonit.

Mbrojtësi danez është te Milani që nga viti 2020.

“Është një lamtumirë e natyrshme për një klub ku, Simon ka dashur të luajë për më shumë se katër vjet. Shumë vite më parë, Simon më tha se një ditë donte të luante për AC Milan dhe kjo ëndërr u realizua në mënyrën më të bukur. Dhe në fakt, Milani u bë klubi ku Simon ka luajtur më shumë ndeshje’’ deklaroi agjenti.

“Për Simon, është një situatë perfekte. Ai do të luajë në Kampionatin Evropian këtë verë si kapiten i Danimarkës, dhe më pas do të largohet si transfer i lirë. Në fakt, qëndrimi i tij është se do të donte të vendoste pas Euros dhe të mund të zgjedhë lirisht se ku duhet të vazhdojë aventura për të dhe familjen e tij. Kështu që nuk pres ndonjë sqarim të shpejtë për Simon, ashtu si Oliver Giroud, të cilit gjithashtu i skadon kontrata, ku ai ka zgjedhur të vazhdojë në SHBA”, tha Mikkel Beck për Bold. /IndeksOline/