16:23 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas Granitit edhe Taulanti në Premierligë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka mund të transferohet në Premier Ligën angleze në merkaton e janarit, teksa për të së fundmi është interesuar Newcastle i Rafa Benites.

Lajmi është bërë i ditur sot nga portali “Newcastletools” sipas të cilit Xhaka do ta rriste efikasitetin në mesfushën e bardhezinjve që po luftojnë për qëndrimin në elitën e futbollit anglez.

Në rast transferimi, 27-vjeçari do të formojë dyshen e mesfushës së bashku me britanikun Shelvi. Xhaka aktualisht luan në kampionatin zviceran me Baselin, teksa transferimi në Premier Ligë, do të ishte një mundësi e artë për të treguar veten.

Kujtojmë që në Angli aktivizohet edhe vëllai i vogël, Granit Xhaka, që mban veshur fanellën e Arsenalit.

Vlera e kartonit të Taulantit aktualisht është 3 milionë euro, gjithsesi palët priten të ulen dhe të negociojnë në lidhje me këtë transferim.