14:08 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / C E

Pas Haalandit, City shënjestrën yllin e Premierligës

Kampioni anglez Manchester City thuhet se është duke përgatitur një ofertë prej 35 milionë eurosh për të transferuar mbrojtësin e krahut të majtë të Brightonit, Marc Cucurella, raporton “Daily Mail”.

Guardiola e sheh Cucurellan si lojtarin ideal që mund të zgjidhë problemet në krahun e majtë të mbrojtjes.

Cucurella ka arritur që këtë sezon të bëjë më shumë ndërhyrje se çdo lojtarë tjetër i Premier Ligës.

City veçse e ka filluar me këmbë të mbarë afatin kalimtar të transferimeve, ku deri tani ka arritur të sigurojë shërbimet e yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Që prej transferimit të tij nga Getafe te Brightoni, Marc Cucurella ka arritur të bëjë 37 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar një gol dhe dy asistime mbi emrin e tij.