16:45 / E Martë, 20 Tetor 2020 / C E

Pas humbjes në derbi, Interi prezanton blerjen e re

Vetëm tri ditë pas humbjes në Derbi kundër Milanit, Interi ka prezantuar një blerje të re.

Skuadra nga Milano ka prezantuar autobusin e ri të cilin e ka blerë gjatë ditës së sotme, shkruan Indeksonline.

Edhe pse nuk do tu ndihmoj në fushë, klubi zikaltër ka menduar për komoditetin e lojtarëve para dhe pas ndeshjeve.

Autobusi i ri do të bëjë debutimin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ku do t’i bartë futbollistët për ndeshjen me Borusia Monchenglandbach në San Siro.

Webfaqja zyrtare e klubit i ka prezantuar edhe cilësitë e këtij autbusi të tejnologjisë së fundit të prodhuara nga gjiganti Setra. /IndeksOnline/