14:16 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / OSH

Pas humbjes në Podujevë, mblidhet urgjentisht LDK-ja

Partia e Isa Mustafës, LDK-ja, është mbledhur urgjentisht pas humbjes së pësuar natën e mbrëmshme në Podujevë, e cila njihej deri tani si bastion  i kësaj partie, raporton IndeksOnline.

E rezultati i mbrëmshmen duket të ketë alarmuar LDK-në, e cila tani veçse ka nisur një mbledhje të kryesisë së këtij subjekti.

Ndërkohë edhe kryeministri Avdullah Hoti është parë duke hyrë në selinë qendrore të kësaj partie.