75 Mall Live Search
08:15 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pas humbjes nga West Hami, zbulohet se kur Mourinho do të shkarkohet

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho mund të shkarkohet këtë javë, gjithnjë sipas mediave.

Manchester Unitedi është mposhtur, 1-3 nga West Hami të shtunën duke mbetur me 10 pikë pas shtatë ndeshjeve të para në kampionatin anglez.

Kështu, kjo dëshmon fillimin më të dobët të ”Djajve të Kuq” që nga sezoni, 1989-90 dhe Mourinho është nën presion të vazhdueshëm.

Mediat kohëve të fundit kanë folur edhe për një konforntim të portugezit me mesfushorin, Paul Pogba, teksa këtij të fundit iu hoq edhe shiriti i kapitenit, transmeton IndeksOnline.

Dhe Daily Mail tani shkruan se bordi i Manchester Unitedit beson se Mourinho duhet të shkarkohet në fund të javës së ardhshme.

Është pohuar se e ardhmja e portugezit është diskutuar pas rikthimit nga Mançester prej Londrës, ku Mourinho mungoi në këtë diskutim.

Image result for zidane

Zinedine Zidane raportohet se është i interesuar për postin e trajnerit të Manchester Unitedit dhe se francezi tashmë ka filluar ta mësojë gjuhën angleze./IndeksOnline/