16:37 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / AR

Pas intervistës emocionuese, Alec e Hilaria Baldwin mbyllin llogaritë në ‘Twitter’

Alec Baldëin dhe gruaja e tij Hilaria Baldwin kanë fshirë llogaritë e tyre në Twitter, disa ditë pasi dhanë intervistë emocionale për Abc News, lidhur me të shtënat në filmin ‘Rust’ ku mbeti e vrarë kineasten Halyna Hutchins.

Llogaritë e tyre u ç’aktivizuan të hënën në mëngjes, ndërsa llogaritë e tyre  në Instagram janë aktive, transmeton Indeksonline.

“Kam vuajtur fizikisht. Jam i rraskapitur nga kjo sepse duhet të përpiqem të jem aty për fëmijët e mi. Familja ime është gjithçka që kam. Sinqerisht ndaj Zotit, nuk mund të jepja më — për karrierën time ”, tha Baldwin.

Të premten do të shqyrtohen ngjarjet përpara të shtënave në Rust dhe hetimet. Episodi do të transmetohet në orën 21:01 EST në ABC dhe do të jetë i disponueshëm për t’u transmetuar në Hulu ditën tjetër.