13:40 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Pas intervistës që tronditi opinionin, princi William ende s’ka biseduar me vëllain e tij Harry

Princi William, ka bërë deklaratën e tij të parë publike pas intervistës që tronditi opinionin të vëllait të tij Harry dhe Meghan Markle.

Ai ka thënë se familja mbretërore nuk është raciste dhe se ka treguar se ende nuk ka biseduar pas intervistës që pati Harry bashkë me bashkëshorten e tij  Meghan, shkruan CNN, transmeton IndeksOnline.

I pyetur se a ka folur me vëllain e tij të vogël, që pas intervistës tek Oprah, princi Wlliam është përgjigjur: “Jo nuk kam folur ende por do ta bëj”.

Po ashtu i pyetur se a ishte familja mbretërore raciste, Duka i Cambridget është përgjigjur: “Ne nuk jemi familje raciste”.