19:13 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Pas italianit, Llapi transferon edhe një portier

Llapi ka prezantuar portierin  Donat Mehmeti që edhe më parë ka qenë pjesë e skuadrës nga Podujeva.

Pasi ka siguruar shërbimet e portierit italian Giacomo Nava, skuadra e Batatinës tash siguron edhe Mehmetin.

Ky është njoftimi i tyre:

Portieri llapjan, Donat Mehmeti është rikthyer tek KF Llapi. Pas dy edicioneve të kaluara tek Bashkimi i Koretinit, ai rikthehet tek klubi ku edhe nisi karrierën.

Donati tashmë ka eksperiencën dhe përvojën e duhur për të qenë pjesë e KF Llapit në edicionin pranveror të Superligës së Kosovës!

Mirësevjen Donat Mehmeti