15:26 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pas kërkesës për bashkim kombëtar, protestuesit hedhin valle (Video)

Balli Kombëtar ka mbajtur një protestë në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, për të shprehur pakënaqësitë e tyre se po punohet pak për bashkim kombëtar.

Përmes kësaj proteste, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Çamërisë, Ali Aliu, ata kërkuan të bëhet bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare, shkruan Indeksonline.

E në përfundim të protestës, kishte një atmosfere krejt tjetër.

Të pranishmit, hodhën valle me këngë çame./Indeksonline/