09:19 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Pas Kosovës deputetët gjermanë shkojnë në Serbi, takohen me Vuçiqin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në Beograd me deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Bayer dhe Christian Schmidt

Takimi, do të fillojë në orën 09.30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, njoftoi Shërbimi i Bashkëpunimit të Shërbimit Serb të Shtypit.

Dy deputetët gjermanë të hënën qëndruan për vizitë në Kosovë ku u takuan me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në Prishtinë ata theksuan se janë fuqishëm kundër ndryshimit të kufijve.