17:03 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pas kritikave që morri për kyçje në politikë, Arta Nitaj reagon ‘ashpër’

Ditë më parë aktorja dhe moderatorja e njohur, Arta Nitaj, bëri të ditur se ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Nitaj ishte mbrëmë e ftuar në një emision në tv  Dukagjin për të ku diskutuar për çështjet politike në vend dhe si erdhi deri te kyçja e saj në politikë.

Por, pas paraqitjes së saj televizive mbrëmë ajo mori kritika të shumta në rrjetet sociale,  dhe u vërshua me komente negative.

Nuk ka vonuar shumë dhe bukuroshja pejane iu është përgjigjur të gjithë kritikuesve të saj me një postim në ‘Instagram’, ajo ka sqaruar edhe një herë që nuk synon një post politik, dhe se ajo është anëtarësuar për të kontribuar bashkë me rininë e vendit.

“Për krejt ata që s’kanë pritë të më shohin edhe në politikë, kërkoj falje që ja u kam prishur rehatinë po gjithsesi po më vjen mirë që jeni aktivizuar pak, pasi s’keni çfarë të bëni krejt ditën, bile merreni me këtë çështje…Edhe njëherë për juve që s’keni mundur ta kapni, nuk synoj poste politike, as s’jam deklaruar që di për politikë as për historinë e kaluar të partisë. Jam anëtarësuar të kontribuoj bashkë me rininë e mrekullueshme të vendit tim. Për me fol për të arriturat e vizionet e partisë ka njerëz adekuatë që punojnë pa ndalë me vite për këtë vend…Uroni fat e sukses të rinjve se nuk jemi duke ua marrë bukën e gojës”, ka shkruar Arta në reagimin e saj.