Pas lajmeve se po largohet nga Kombëtarja franceze, reagon Pogba

Në mediat ndërkombëtare është raportuar se Paul Pogba, do të largohet nga Kombëtarja e Francës pas deklaratave të Emanuel Macronit.
Sipas tyre, mesfushori i Manchester United-it ka qenë i prekur me deklaratat e presidentit francez, shkruan Indeksonline.
Por një gjë të tillë e ka mohuar futbollisti, që ka thënë se ky nuk është një lajm i vërtetë.
Sipas tij të gjitha këto janë spekulime dhe nuk janë fjalët e vetë futbollistit. /IndeksOnline/
