20:10 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pas lajmit për ndarje, reagon çifti i njohur

Në media u përhap lajmi se çifti i njohur i Hollywood-it, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis i kanë dhënë fund lidhjes.

Por, pas gjithë kësaj buje nuk ka munguar reagimi i aktorëve të famshëm, shkruan Indeksonline.

Dyshja e njohur kanë mohuar ndarjen përmes një video qesharake të publikuar  në Instagram.

Ka mbaruar mes nesh,” thotë Mila.”Ndihesha sikurse po mbytesha.”

“Ndiheshe se po mbyteshe nga unë?! Ashton përgjigjet. “Isha shumë i tepërt apo jo?”

Mila shton, “Po ashtu i morra dhe fëmijët sepse ti kishe një sekret të errët.”

“Duhet të ketë qenë shumë i errët,” dëgjohet duke thënë Ashton.

Yjet e filmit kurorëzuan dashurinë e tyre në korrik të viti 2015, ata janë prindër të dy fëmijëve./Indeksonline/