21:57 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pas largimit nga Drenica, këto janë planet e Diar Mustafës për të ardhmen

Diar Mustafa tashmë e ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra e Drenicës


Lajmin e ka bërë të ditur vet Mustafa në Facebook, ku ka falenderuar lojtarët dhe kryesin e klubit, shkruan IndeksOnline.


Pershendetje permes ketij postimi desha te ju informoj qe me nuk jam pjes e KF Drenices .

Faleminderit bashklojtarve dhe ata qe na perkrahen . Se shpejti shpresoj te vendosi per te ardhmen “, tha Mustaga.

Ndërkaq, në një prononcim për Sportin në IndeksOnline, Mustafa ka treguar për të ardhmen e tij dhe ofertat nga 2 skuadra të Superligës.

“Po me ka skaduar kontrata edhe ka pasur shumë ndryshime tashmë në kryesi , kështu që nuk kemi bisedu asgjë. Unë kam kaluar 2 vite të mira me Drenicën”, tha fillimisht mesfushori 26 vjeçar.


I pyetur se a ka pasur oferta nga klubet e Superligës, Mustafa u përgjigj: “Po kam biseduar tashmë me 2 ekipe, nuk ka diçka zyrtare po shpresoj këtë javë ose javën e ardhshme me u inkuadrua në një ekip”, përfundojë ai.