18:00 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pas largimit nga Digitalb, ja ku do ta shohim Bora Zemanin tani

Bora Zemani do t’i kthehet përsëri ekranit televiziv.

Ishte Indeksonline që raportoi mbi largimin e prezantueses nga Digitalb, ani pse nuk dihen ende arsyet që çuan në largimin e saj.


Megjithatë Borën do ta shohim sërish në televizion. Ajo do të bëhet pjesë e emisionit ‘E diela shqiptare’, me Ardian Gjebran në Klan Tv, shkruan Indeksonline.

Është vet drejtuesi i këtij emisioni që i ka uruar Borës mirë se ardhje përmes një postimi në llogarinë e tij Instagram. Ai ka postuar një fotografi ku shihet me prezantuesen, ndërsa ka shkruar:

E kush tjetër do të të priste kështu!

Edhe prezantuesja ka postuar të njëjtën fotografi ku ka shkruar:

Wow cfare mikpritje! ? e lumtur pafund dhe mezi po pres te fillojme ne date… ??‍♀️ edhe paaaak fare

Sigurisht komentet kanë qenë tejet pozitive dhe mezi presin ta shohin sërish Borën në ekranet e tyre./Indeksonline/