22:08 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Klaudia Pepa dhe Bora Zemani me vallëzim të zjarrtë mbrëmë në Këngën Magjike

Mbrëmë është mbajtur nata finale e festivalit ‘Kënga Magjike’.

Ky edicion u karakterizua me një garë të fortë mes artistëve, ndërsa ishin baladat edhe këtë vit ato që u preferuan, por edhe u shpërbylen me çmime.

‘Plas’ nga Flori Mumajesi ka triumfuar, porkjo mbrëmje veç tjerash dhuroi edhe spektakël, shkruan Indeksonline.

Dy prezantueset  e zgjedhura nga Ardit Gjebrea për këtë vit ishin Klaudia Pepa dhe Bora Zemani.

Ato kanë ndezur skenën me perfomancat e tyre,ku kanë kënduar dhe kërcyer bashkë me trupën e baletit. Derisa një vallëzim tëtillë e kemi pritur nga Klaudia në anën tjetër, Bora ishte befasia e kësaj mbrëmjeje./Indeksonline/