21:21 / E Diele, 04 Korrik 2021 / C E

Pas largimit të Hakimit, lajme të mira për Interin nga Holanda

Inter përshpejton operacionet e tregut të transferimeve pas shitjes së Hakimit te PSG.

Në orët e fundit, përkundër interesimeve për Zappacosta, Bellerin dhe Marcos Alonso, drejtuesit zikaltër duket se dëshirojnë të përqendrohen te Denzel Dumfries, mbrojtësi i PSV Eindhoven i cili doli në dritë gjatë kampionatit të fundit Evropian me ekipin kombëtar Hollandez.

Negocimi nuk do të jetë i lehtë, duke pasur parasysh që çmimi do të ishte rreth 20 milion euro, por një lajm i mirë po vjen nga Hollanda nga trajneri aktual i PSV Eindhoven, Roger Schmidt.

“Dumfries? Unë nuk mendoj se ai dhe Malen do të luajnë këtu vitin tjetër, tashmë ishte e qartë para verës”, ka thënë Schmid. /IndeksOnline/