19:29 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pas lëndimit të Dembele, Barcelona mund ta bëj një transferim edhe pse afati është mbyllur

Barcelona ka raportuar dëmtimin serioz të Ousmane Dembele, një këputje totale e tendinit proksimal të kofshës së djathtë.

Një lëndim që pothuajse me siguri do ta rikthej atë në sallat e operacionit dhe do të mungoj për një kohë shumë të gjatë.

Tani pritet konfirmimi se sa do të mungoj. Por nëse ai do të jetë jashtë fushave për më shumë se pesë muaj, atëherë sipas rregullores Barca ka të drejtë të bëj një transferim.

Lojtari që do të transferohet mund ta ndihmoj skuadrën vetëm në ligë dhe kup por jo edhe në Ligën e Kampionëve.

Barca ka të drejtë të transferoj një lojtar futbolli që luan në Ligën Spanjolle ose një që është i papunë për momentin. /IndeksOnline/