10:57 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pas lirimit nga Gjykata, shikojeni se çka po bën tani Saimir Tahiri [Foto]

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ndaj të cilit gjykata ndryshoi masën e sigurisë duke u lënë I lirë pasi ma parë kishte vendosur ‘arrest shtëpie’, duket se së bashku me familjen e tij po shijon lirinë.  Tahiri në fillim u vendos në arrest shtëpie, pas vendimit të shkallës së parë, por me apelimin e vendimit ai u la sërish i lirë.

Familja Tahiri duket se po shijon lirinë e kryefamiljarit, pasi e shoqjaFatlinda Berisha, Saimir Tahiri dhe djali i tyre shihen në natyrë.

“Jo thjesht ne të tre”­ shkruan bashkë me foton bashkëshortja e Tahirit.

Ndryshe, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge, dhe hetohet në gjendje të lire pasi sipas gjykatës nuk ekziston rreziku që ai të arratiset apo të prishë provat.