Pas malaziasit, Prishtina zyrtarizon edhe lojtarin maqedonas

Skuadra e Prishtinës vazhdon me transferime të futbollistëve të huaj.
Tani në radhët e skuadrës nga kryeqyteti i është bashkuar edhe sulmuesi, Mario Ilievski, shkruan Indeksonline

23-vjeçari te klubi i Superligës së Kosovës transferohet me parametra zero.
Së fundmi, lojtari maqedonas ishte pjesë e CSKA-s në Bullgari.
Për Kombëtaren e Maqedonisë, sulmuesi ka bërë vetëm një paraqitje deri tani./Indeksonline/