20:30 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pas martesës me princin, Meghan Markle nuk duhet ta hajë kurrsesi këtë ushqim të preferuar të saj

Tashmë Meghan Markle është pjesë e familjes mbretërore, por kjo nuk është edhe aq e thjeshtë, transmeton Indeksonline.

Aktorja e “Suits”, tashmë dukesha e Sessux, duhet që të ndjekë dieta strikte që nga dita e martesës me princin Harry.

Tashmë është bërë e ditur nga familja mbretërore, që ata e kanë të ndaluar që të hanë ushqime të detit për shkak se mund të helmohen.

Një burim i ka thënë gazetës Mirror, se edhe Meghan duhet të heq dorë nga ky ushqim edhe pse është ushqimi i saj i preferuar.

“Ne nuk duam që një anëtare e familje mbretërore të helmohet nga ushqimi, për këtë arsye duhet të ndiqen këto rregulla”.

Sigurisht, që ky është një zhgënjim për Meghan që në një intervistë kishte thënë që ushqimi I saj i preferuar është ai i detit.

“Një darkë e begatshme me ushqim deti dhe pasta, është ideale” pati thënë ajo./Indeksonline/

Temat: