09:54 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pas mbështetjes së SHBA-ve për ushtrinë, Prishtina mbushet me flamuj amerikan

Prishtina e sidomos sheshet e saj janë mbushur përplot flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një gjë e tillë është bërë vetëm dy ditë para se të votohet për formimin e ushtrisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Si duket, një gjest i tillë është shenjë falënderimi për këtë vend mik të Kosovës dhe së fundmi mbështetjen e tij për formimin e ushtrisë./Indeksonline/