22:12 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Xhekpoti i llotarisë amerikane arrin rekord historik: 667 milionë dollarë

Xhekpoti “Mega Million” në Amerikë ishte gjigant, por tani është absolutisht masiv.

Shuma e vlerësuar deri tani është rritur në 667 milionë dollarë këtë të marte, duke e bërë atë më të madhin në historinë e lojës.

Rritja nga 654 milionë dollarë pasqyron një rritje në shitjet e biletave. Çmimi i mëparshëm rekord në “Mega Millions” ishte një çmim prej 656 milionë dollarë që u ndanë nga fituesit nga Kansas, Illinois dhe Maryland në mars 2012.

Edhe pse çmimi “Mega Millions” është rritur më shumë, shanset për të fituar mbeten të njëjta- 1 në 302.5 milionë.

Nëse nuk ka fitues të xhekpotit këtë të marte, vlera e xhekpotit pritet të rritet në 868 milionë dollarë deri të premten, 19 tetor. /IndeksOnline/