75 Mall Live Search
10:55 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pas mbledhjes urgjente, Gjuriq: Serbët e dëgjojnë apelin e Vuçiqit!

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se është një turp i madh që duke iu falënderuar politikanëve të papërgjegjshëm dhe dezinformatave të tyre sot në Serbi flitet për sigurinë e serbëve në Kosovë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare e cila është thirrur për në orën 8 të mëngjesit nga presidenti Aleksandër Vuçiq, Gjuriq ka theksuar  se serbët e Kosovës do ta dëgjojnë apelin e presidentit Vuçiq dhe nuk do t’i përgjigjen asnjë provokimi.

Ndryshe, Vuçiq u ka dërguar serbëve të Kosovës një letër të hapur me anë të së cilës u ka kërkuar që të rrinë të qetë dhe siç ka thënë ai “mos të bëjnë trazira”.