23:00 / E Diele, 09 Gusht 2020

Pas mesnatës qendra dhe këto lagje të Prishtinës do të mbesin pa energji elektrike

Pas mesnatës një pjesë e Prishtinës do të mbetet pa energji elektrike.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një e-maili zyrar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Ky është njoftimi:

Për shkak punimeve të KOSTT’it dhe me kërkesë të kësaj kompanie, sonte pas mesnate nga ora 00:10 deri ne ora 06:10 lagjet qendrore të Prishtinës do të jenë pa energji elektrike.

Specifikisht do të ndalet energjia në qendër të Prishtinës, pastaj Ulpianë, Pejton, Dardani dhe një pjesë të Bregut të Diellit. Për më tepër detaje ju lutem drejtojuni KOSTT’it.