15:13 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas Milaim Zekës, lirohet edhe Shkumbin Demaliaj

Pas Milaim Zekës, edhe deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, është liruar edhe nga masa e arrestit shtëpiak.

Lajmin për “Indeksonline” e ka konfirmuar avokati i deputetit Demaliaj, Arianit Koci.

“Po është liruar dhe nuk ka asnjë masë ndaj tij tashmë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Demalijaj fillimisht ishte mbajtur në paraburgim pas deklarimeve të tij të cilat ishin konsideruar si kërcënim në drejtim të ish-prokurorit Elez Blakaj.