20:08 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / OSH

Pas miratimit të rezolutës së referendumit/ KFOR pozicionohet në Lluzhan

Automjete të KFOR-it janë parë të pozicionuara në stacionin polcior në Lluzhan të komunës së Podujevës.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Siç duket KFOR pritet të jetë në gjendje gatishmërie për ditën e nesërme kur Serbia mban referendumin kushtetues e të cilin Kosova nuk e lejon që të mbahet në territorin e saj.

Sot në Kuvendin e Kosovës u miratua rezoluta kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës./IndeksOnline/