10:49 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas mosmarrëveshjes, shokët i shkojnë në shtëpi dhe shtien me armë zjarri

Gjatë ditës së djeshme një personi nga fshati Berkovë të Klinës, ka njoftuar se dy të dyshuar meshkujt kishin ardhur me automjet afër shtëpisë së tij ku kishin shtënë me armë zjarri në ajër dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas ankuesit, me të dyshuarit më parë kishte pasur miqësi e më pas edhe mosmarrëveshje duke ardhur deri ky incident.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë kal.7.62 mm.

Me urdhrin e gjyqtarit janë kontrolluar-bastisur shtëpitë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit lirohen./Indeksonline/