75 Mall Live Search
23:47 / E Enjte, 04 Qershor 2026 / Gj Sh

Pas Mourinhos, Perez konfirmon dy blerjet e reja të Real Madrdiit, premton edhe një superyll për 150 milionë euro

Kandidati për president të Real Madrdiit, Florentino Perez ka konfirmuar dy përforcimet e reja.

Pasi mbrëm konfirmoi marrëveshjen me trajnerin Jose Mourinho, Perez sot tha se ka marrëveshje me mbrojtësin e Liverpulit, Ibrahima Konaer dhe atë të Interit, Denzel Dumfries, shkruan IndeksOnline.

Por këto do të ndodhin nëse Perez fiton garën për President ndaj Enrique Riquelme.

“Ne kemi nënshkruar me Jose Mourinhon, Konate dhe Denzel Dumfries.”, tha Perez.

Ai po ashtu foli edhe për deklaratën e kundërkanditatit, i cili mbrëmë tha se ka marrëveshje për transferimin e Erling Haaland dhe Rodrit.

“Të gjithë e kanë mohuar, është një bllof.”, komentoi shkurtimisht presidenti aktual i ”Los Blancos”.

Ndër të tjera Perez bëri edhe një premtim të ri, duke mjoftuar fansat e Realit se të marten do të bëj një ofertë 150 milionë euro për një superlojtar, por që nuk e ka bërë të ditur emrin e tij.

“Do të bëj një ofertë prej 150 milionë eurosh për një lojtar të nivelit të lartë nga një ekip i Ligës së Kampionëve të martën. Do të jetë ofertë rekord për ne! Nul është Olise, Nuk është Haaland, është një mesfushor apo sulmues. Është një superyll. Njerëzit nuk do ta besojnë se kush është! Është si një nënshkrim me para në nivelin e Cristianos!”, ka deklaruar Perez./IndeksOnline/