23:06 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pas Mozzik, edhe Getinjo i del në mbrojtje Kadri Veselit

Sot Kadri Veseli bëri të ditur që ka marr ftesë nga Gjykata Speciale duke deklaruar se do t’i përgjigjet kësaj ftese.

Pas kësaj kanë ardhur shumë reagime nga personazhe të ndryshme të cilët dolën në mbrotjet të liderit të PDK-së dhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ndërsa kjo përkrahje nuk ka munguar as nga artistët, pas reperit Mozzik është edhe vëllai i tij, reperi Getinjo që ka bërë një postim në mbështetje të Veselit.

 “Respekt për ty dhe për secilin pjesëtar të vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Është e drejt e njeriut mos të të përkrah politikisht ty dhe partinë tënde, por nuk është e drejt mos të të përkrahin për kontributin dhe sakrificën gjatë luftës. Uroj që të shkosh dhe të dalësh faqebardhë i nderuari komandant LULI”, ka shkruar Getinjo./Indeksonline/