12:33 / E Diele, 16 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Pas Mozzikut edhe Ramush Haradinaj ‘’transferohet’’ tek Bayerni

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj po qëndron për një vizitë në Gjermani.

Ai atje ka vizituar bashkatdhetarë të shumtë, ku ka biseduar me ta për çështje të ndryshme.

Njeri nga bashkatdhetarët i ka bërë një dhuratë ish-kryeministrit të Kosovës.

Ai I ka dhuruar fanellën e skuadrës gjermane Bayern Munich, me emrin e tij.

Pas këngëtarit Mozzik, Ramush Haradinaj është shqiptari I dytë që ‘’përforcon’’ ekipin gjerman. /IndeksOnline/