15:03 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nis një tjetër karrierë, pas muzikës dhe aktrimit

Ajo tashmë është aktore, këngëtare dhe ambasadore e shumë markave të njohura.

Tani, Selena Gomez, do të bëhet krijuese e një linje bukurie, sipas ”Women’s Wear Daily” , transmeton Indeksonline.

Ndërmarrja e prodhimit e 27-vjeçares, July Moon Productions, paraqiti një markë tregtare pranë Zyrës së patentave dhe markave të tregut në korrik.

Sipas regjistrimit ajo do të jetë duke krijuar një linjë bukurie nën emrin e saj, Selena Gomez. 

Linja do të përfshijë një listë të gjatë të produkteve të bukurisë që përfshin ‘aromat, kozmetikën, përgatitjet për kujdesin e lëkurës, përgatitjet për kujdesin e flokëve, sapunet, hidratuesit dhe vajërat thelbësorë.’

Kështu ajo po ndjek një listë të gjatë të yjeve që kohët e fundit kanë hyrë në industrinë e bukurisë. 

Kylie Jenner e ka dëshmuar që një linjë bukurie mund të të bëjë miliardere, në të njëjtën mënyrë Kim Kardashian ka degëzuar në një linjë të bukurisë me emrin, dhe ylli u muzikës Rihanna tani ka një linjë të produkteve të bukurisë ‘Fenty’.

Marka u regjistrua pak më shumë se një muaj më parë dhe ajo ende nuk ka bërë një deklaratë për markën. /Indeksonline/