16:41 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pas ndarjes Irina Shayk shoqërohet nga ky person

Irina Shayk pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Bradley Cooper, me të cilin ka një vajzë dyvjecare, është parë me nënën e saj.

Irina ishte parë në New York City këtë të premte nën shoqërinë e nënës së saj Olga Shaykhlislamova.

Supermodelja ruse , 33-vjeçare , e cila ka lindur në një fshat në ish-Bashkimin Sovjetik, me minifundin që kishte veshur ka vënë në dukje  këmbët e saj të skalitura.

Irina dukej e kënaqur gjatë shëtitjes teksa në krahë mbante disa qese të firmës David Yurman, të cilat zbulonin se përveç shëtitjes ajo kishte bërë edhe pazar .

Gjatë romancës së tyre, cifti jetonin së bashku në Nju Jork dhe Los Anxhelos.

Kujtojmë se Irina vite më pare kishte qenë e dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo./Indeksonline/